DVP Shkodër

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, sekuestrohen 780 gramë kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. D., 50 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, kanë gjetur 780 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër kanë arrestuar shtetasin Xh. H., 54 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, ka aksidentuar një shtetase 16 vjeç, banuese në fshatin Pulaj, Velipojë, këmbësore, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLIRIMI I TAHIRIT, BERISHA: U NXORR NGA BURGU SE PARALAJMËROI SE DO TË ZBËRTHENTE LIDHJET E RAMËS ME BANDAT
Artikulli tjetërPROMOVOHET “PËRNDJEKJA E HAJRIJE MULLETIT”