Ndalohet një person i shpallur në kërkim.

Me datë 26.10.2017 nga Sektori i Krimeve të Rënda ne D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një operacioni të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

Artan Dekovi , 45 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masë sigurimi arrest në burg, me vendim nr. 51-2016-3890 datë 14.09.2016 me 8 vite burg, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 88 dhe 278 të Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme

Artikulli paraprakAKU BLLOKON 2 TON MISH TË PAKONTROLLUAR, MBYLL 83 DYQANE DHE THERTORE
Artikulli tjetërEKSPOZITË KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE