Instituti I Kulinarisë “Arti I Kuzhinës” në Shkodër ka hapur vitin e ri 2020-2021 të kurseve profesionale në drejtimin e kuzhinës dhe pastiçerisë. Kursantët në përfundim të vitit shkollor do ët kenë mundësinë të pajisen me diploma që njihen nga Ministria e Punës. Shefat e kuzhinës dhe pastiçerisë bëjnë të ditur se edhe këtë vit ka patur një numër të madh të kursantëve të regjistruar.

Shefi I kuzhinës ka një thirrje drejtuar të rinjve për rëndësinë e formimit profesional.

Regjistrimet janë të hapura edhe në ditët në vazhdim për të gjithë ata që duan të kenë një formim profesional në sektorin e kuzhinës me anë të kurseve 3 mujore, 6 apo 9 mujore të cilat ofrohen nga stafi I kualifikuar I institutit kulinar “Arti I Kuzhinës” në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, NJË AVION I VOGËL RRËZOHET NË VERMOSH
Artikulli tjetërAMANETI I SHKODRANIT QË RA DËSHMOR NË LUFTËN E KOSOVËS