File Kola është artizania 70 vjeçare e cila prej 20 vitesh merret me punimin me dorë të veshjeve kombëtare. Çdo herë Filja është pjesë e panaireve që organizohen në Shkodër duke ekspozuar nga një veshje unike. Ajo fillimisht tregon për sakrificat e që ka bërë për të mbajtur gjallë këtë pasion të sajin.

Kësaj here në panair, artizania ka paraqitur një veshje tejet të veçantë, të cilin I është dashur më shumë se një muaj kohë për ta punuar.

 

70 vjeçarja tregon se aktualisht, për punimet e saj e ndihmon vetëm e bija. Ajo dëshiron që të ketë më shumë të rinj që vlerësojnë punën e dorës dhe punimet e veshjeve kombëtare.

 

Artizania File Kola do të jetë e pranishme në panair edhe dy ditë të tjera në panair për të ekspozuar mbi 40 veshje kombëtare për fëmijë dhe të rritur. Sigurisht, krahas veshjeve tradicionale nuk mungojnë as instrumentat muzikorë të punuara nga bashkëshorti I saj.

 

Artikulli paraprakSHKODËR,SINDIKATA: TË HIQET TVSH PËR PRODUKTET E SHPORTËS
Artikulli tjetërEKSPOZITA E KOSOVARES ME LULE: MESAZH KUNDËR LUFTRAVE