DISKUTIMET BRENDA ASAMBLESË
NGA SENAD NIKSHIQI
Ministri Lleshaj nga Shkodra: Jemi ne nje situate ku policia e shtetit eshte shume e angazhuar per shkak te protestave te fundit ne Shqiperi. Megjithate deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdoje qe ta zbatoje. Protestuesit kane ushtruar dhune ndaj policise por policia ka mbajtur qendrimin e duhur. Ne kemi vetem dy objektiva ku e para ne rast se ata do bejne dy hapa, policia do beje nje hap por gjithmone ne zbatim te ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi te gatshem qe te dialogojme me opoziten por jo te bejme negociata. Dialogu eshte e vetmja rruge per te zgjidhur gjithçka. Protestat jane me grafik nga opozita thua se vetem dite enjte apo shtune vijne problemet. Eshte e pakonceptueshme se si njerezit gjat dites bejne punen ne administrate dhe me pas pasdite vijne dhe dhunojne institucionet ne Tirane.
Ditmir Bushati: Parlamemti eshte legjitim dhe ne do te vazhdojme rrugen tone. Opozita tashme dihet qe nuk eshte ne rrugen e duhur. Kemi qartesi per cfare duam te bejme ne Shqiperi. Nuk na intereson klima e tensionuar por dialogu qe duhet te funksionoje ne baze te parimeve demokratike. Zgjedhjet e 2017 u certefikuan nga OSBE ODIHR dhe zgjedhjet u bene edhe me perfaqesues te PD dhe LSI dhe te thuash pas 18 muajsh qe parlamenti nuk eshte legjitim kjo nuk perben sens.
Paulin Sterkaj: Kam burime te sigurta se Pad po paguan njerez per ti derguar ne proteste dhe per te bere akte te dhunshme. Policia ka bere gjene e duhur dhe duhet qe te vazhdoje te zbatoje ligjin. Nuk mund te lejohen dhunuesit qe te sillen ne ate menyre. Mua me rrethuan dhe me thane je deputet i respektuar dhe perse nuk vjen tek ne. Duhet te mos biem pre e provokimeve te protestuesve te paguar qe kane skenare te qarta per dhune.
Senadia Mesi: Kam nje mesazh per kryetaren e bashkise Shkoder Voltana Ademi. Shkodra nuk eshte e PD dhe as e PS por Shkodra eshte e shkodraneve dhe ne do te punojme maksimalisht per ta ndryshuar kete qytet dhe per ta trajtuar ashtu si duhet.