INVESTIMI ËSHTË REALIZUAR PLOTËSISHT ME TË ARDHURAT E BASHKISË
Bashkia e Shkodrës ka bërë të mundur asfaltimin e Rrugës Anton Mazreku në qytetin e Shkodrës e cila prej shumë vitesh ka qenë drejt një degradimi të plotë e pothuajse plotësisht e pakalueshme për banoret e kësaj lagjeje.
Për të inspektuar dhe punimet ka qenë nën kryetari i Bashkisë, Ahmet Omi që ka folur më shumë rreth punimeve që janë realizuar.
Ndër të tjera, Omi ka sqaruar se në process asflatimi janë dhe 18 rrugë të tjera në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që gjatë këtyrë ditëve pritet të plotësohen dhe dokumentat përkatëse për rikonstruksionin e disa pallateve në qytet.
Do të bëhen investime për sinjalistikën, ndërhyrje në katër shkolla të qytetit të Shkodrës, ambjentet e jashte të Shkollës së Shirokës, ambjentet sportive të Pallatit të Sportit Qazim Dervishi. Investimet kapin shifren e 160 mln lekëve me rreth 26 objekte që do rikonstruktohen të gjitha me të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës.