Policia e Shkodër ka njoftuar se në bashkëpunim me FNSH, janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat janë gjetur dhe asgjësuar 75 parcela me 12.139 rrënjë bimë narkotike. Konkretisht në vendin e quajtur “Mlloje”, Vau Dejës. Në Fshatin Bojaj, në Pult, Shkodër. Në Fshatin Bruçaj, në Sumë, Shkodër.
Në vendin e quajtur « Përroi i lagjes Bukmire », në Sumë, Shkodër. Në fshatin Likaj, Shkodër. Në fshatin Telumë, në Temal, Shkodër. Në fshatin Kishë Arrë, në Temal, Shkoder. Në fshatin Bruçaj, Postrribë, Shkodër. Në në vendin e quajtur « Prroi i Çutit », në Pult, Shkodër. Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
SHKODER, VDES 20 VJECARI ARRESTOHET PRONARI I FIRMËS SË NDËRTIMIT.
Vdekja e një 20-vjeçari gjatë punës në ndërtimin e një objekti në Velipojë ka çuar në pranga pronarin dhe përgjegjësin e një firme ndërtimi në Shkodër. Sipas policisë lokale, në pranga kanë rënë shtetasit: Nikolin Çersaqi, 67 vjeç, pronar i firmës së ndërtimit “2 Nikoshpk” dhe Fejzi Selimi, 61 vjeç, me detyrë përgjegjës i brigadës së ndërtimit, pasi akuzohen për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë gjatë kryerjes së punimeve në një resort në Velipojë.“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi sepse nuk kishin marrë masat e duhura mbrojtëse në punimet ndërtuese që po kryheshin nga ana e firmës “2 Niko shpk”, për llogari të firmës “Xhenis shpk”, në ndërtimin e objekteve të resortit “Grand Europa”, në Velipojë, në Shkodër. Ku dhe për pasojë gjatë punës ka humbur jetën duke rënë nga lartësia shtetasi F.R., 20 vjeç, banues në Shkodër”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. Gjithashtu nga hetimi i kryer rezulton se 20-vjeçari që humbi jetën dhe punëtorët e tjerë që punonin në firmën “2Niko shpk”, nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në organet përkatëse. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Shkelje e rregullave në punë me pasojë vdekje” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 289dhe 180 të Kodi Penal.