Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht, Në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar, 11 parcela me 480 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
Në fshatin Temal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar, 4 parcela me 340 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.