Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht në vëndin e quajtur « Buzhal », në Pukë , janë gjetur dhe asgjesuar, 1 parcelë me 62 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
Në Fushë Arrës , në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar, 2 parcelë me 761 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Në fshatin Vuksanaj, në Shalë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar, 1300 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Në vëndin e quajtur « Buzë Ujit », në fshatin Jubice, në Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjesuar, 1 parcele me 57 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Këto bimë varionin me lartesi nga 1.5 deri ne 2.2 m. Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
POLICIA ARRESTOEN DY SHTETAS, NJËRIN PËR VJEDHJE TË ENERGJISË .
Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, Arben Lumçi, 44 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i tij u bë pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushta dhe ka kanosur me armë gjahu shtetasin Gj.N., 33 vjeç, banues në Shkodër. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Lumçi, ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës material një armë gjahu Teke Ruse 12 mm, me leje. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit në kërkim N.A., 55 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim për veprën penale « Vjedhje e energjisë elektrike », parashikuar neni 137 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Shkoder.