Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

-Në fshatin Vilë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar : 3 parcela me 470 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. -Në fshatin Benë, në Shkodër, në vendin e quajtur « Guri Vizë », janë gjetur dhe asgjësuar : 9 parcela me 409 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPRESIDENTI BUJAR NISHANI KTHEN LIGJIN PËR ARSIMIN E LARTË
Artikulli tjetërLIBI, MBYTET NJË ANIJE EMIGRANTËSH, TË PAKTËN 40 TË VDEKUR