BLUTË VIJOJNË OPERACIONET NË LUFTËN NDAJ KANABIS SATIVËS. Policia e Shkodres ka vijuar edhe gjate kesaj te merkureje operacionet per agjesimin e bimeve narkotike kanabis sativa. Ne zbatim te planit te punes se miratuar nga Drejtoria e Policise se Shkodres behet me dije se blute e Shkodres kane asgjesuar 681 rrenje kanabis ne rrethin e Shkodres dhe te Pukes.

Po ashtu gjate kontrolleve te policise eshte bere I mundur arrestimi I nje shtetasi. Behet fjale per shtetisin 19 vjecar Zef Lleshi banues në fshatin Bushat, në Pukë. Arrestimi i 19 vjecarit u bë pasi gjatë një kontrolli të befasishëm të Efektivëve të Policisë së Qarkut Shkodër, në lagjen Qirok, në fshatin Bushat, në Pukë. Janë gjetur poshtë banesës së tij, në distancë 18 meter nga rrethimi i tokes se tij, në një vend me shkurre, 480 tasa plastik ku në to kishte të kultivuar bimë të dyshuar si bimë narkotike, si ajo e Canabis Sattiva. Bima varjonte me gjatësi nga 04 – 10 cm. Ndërkohë efektivët e policisë kanë bërë të mundur asgjesimin e  3 parcelave, me gjithsej 51 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva në vëndin e quajtur « Luarz », komuna Velipojë. Gjithashtu është asgjësuar 1 parcelë me gjithsej 150 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva në vendin e quajtur « Margun », në fshatin Qerret, komuna Temal, në Shkodër.

Artikulli paraprakMJETI DEVIJON NGA RRUGA, HUMB JETËN 68 VJEÇARJA
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E ASTMËS