Ne Shkoder nuk rezulton asnje person i prekur nga talasemia.
Nje fakt i tille behet i ditur nga hematologia Emirjona Kraja ne diten boterore te talasemise teksa ne kete dite ajo apelon per sa me shume dhurim vullnetar te gjakut. Hematologia Kraja tregon shenjat e semundjes se talasemis dhe kujdesin qe duhet te tregojne personat e diagnostikuar me kete semundje.
8 Maji njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, në të cilën zhvillohen aktivitete të gjera për sensibilizimin e popullatës të ndihmojë kategoritë e prekura nga kjo sëmundje e rëndë.Talasemia është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë, ku sipas një studimi të OBSH-së, çdo vit lindin më tepër se 100.000 fëmijë të prekur nga kjo sëmundje.