Nga kontrollet që veterinaria e qarkut Shkodër ka kryer paraqitet një situatë normale përsa I përket epidemive të ndryshme.

Ndonëse është folur për shfaqjen e sëmundjes së antranksit ose siç njihet ndryshe e plasjes tek bagëtitë kryeveterineri i drejtorisë së bujqësisë Shkodër Selim Kraja shprehet se fatmirësisht në territoret tona nuk paraqitet asnjë rast I tillë.

Ndërkohë kryeveterineri Kraja shprehet se metoda më e mirë për ta eliminuar shfaqjen e kësaj të fundit janë masat individuale që duhet të marrë çdo fermer në momentin që një bagëti ngordh.

Zakonisht sëmundja e plasjes shfaqet në muajt e pranverës dhe arrin pikën më agresive të saj në fund të verës.

Përhapja e kësaj sëmundje stimulohet edhe nga bagëtitë e ngordhura që nuk groposen, por hidhen nëpër përrenj, si dhe nga plehu i infektuar, që më pas përdoret për të mbjella.

 

Artikulli paraprakKORI NGA GJERMANIA, MUZIKË KLASIKE NË SHKODËR
Artikulli tjetërIRSH PUBLIKON RAPORTIN PËR KONSULTIMET