Në festën e shenjtë të Kurban Bajramit vizita pranë myftinisë Shkodër kanë bërë edhe autoritetet lokale.

Partia Demokratike dhe kryetarja e bashkisë Shkodër në detyrë Voltana Ademi bashkë me përfaqësues të tjerë uruan në këtë ditë të shënuar për besimtarët musliman pas vizitës së rastit në mjediset e xhamisë së Parrucës ndërsa një urim bëri edhe kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli.

Në myftininë Shkodër vizita bënë edhe përfaqësues të Partisë Socialiste Shkodër dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri i cili është edhe në rolin e drejtuesit politik të PS në Shkodër ndërsa dha edhe urimin e tij.

Edhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan vizita dhe uruan besimtarët musliman në festën e Kurban Bajramit.

Këto vizita në raste festash pranë komuniteteve fetare të autoriteteve dhe klerit janë kthyer në një traditë që respektohet çdo vit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KLERI URIME NË FESTËN E SHENJTË TË KURBAN BAJRAMIT
Artikulli tjetërKURBAN BAJRAMI, SPAHIU: TË SHTËRNGOHEN DUART E MIQËSISË