Pak ditë më parë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi disa ndryshime në Kodin Rrugor, si dhe masa të tjera drastike për të parandaluar aksidentet në rrugë. Një ndër këto masa ishte edhe ajo e heqjes së licenses të autoshkollave në rast se nxënësit e tyre konstatohen problematikë në rrugë.

Propozimi i ministrit Lleshaj ka sjellë reagimin e pronarëve të autoshkollave. Ka prej tyre të cilët janë dakord me propozimin e ministrit por edhe prej atyre qe e kundershtojne, për faktin se institucioni që pajis me leje drejtimi kursantët është komisioni i patentave.

Përpara se të vihen në zbatim masa të tilla, për pronarin e autoshkollës Agustin Vata kryesore për tu marrë në konsideratë në kodin rrugor është sinjalistika rrugore dhe jo të marrin përgjegjësi autoshkollat.

Lleshaj propozoi si pjesë të ndryshimeve në Kodin Rrugor aplikimin e “testit të idiotit”. Testi ka 50 pyetje elementare që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesve të automjetit dhe që aplikohet në disa vende të BE. Nëse nuk kalohet testi, hiqet patenta.

Artikulli paraprakBAHÇALLËK, MBIKALIMI HARROHET NGA BANORËT
Artikulli tjetërSHIROKË, DREJT PËRFUNDIMIT MARKATA E PESHKUT