104 procese gjyqesore te planifikuara per kete te hene jane bojkotuar nga avokatet e Shkodres, si kundërshtim ndaj rritjes se tarifes se sigurimeve per profesionet e lira.
Bojkoti i dites sotme ishte paralajmeruar disa dite me pare ku dhoma kombetare e avokatise urdheronte te gjith avokatet ne rang vendi te braktisin te gjitha proceset gjyqesore si nje mase e domosdoshme per integritetin e profesionit te avokatit . Nderkohe avokatet qe nuk zbatojne kete vendim, Sekretari I Dhomes se Avokatise per shkodren Xhovalin Ulndreaj, I cileson si sekser dhe paafte. Po ashtu, per avokatet qe nuk do te zbatojne kete vendim, do te kete edhe mase disiplinore nga dhoma kombetare e avokatise. Megjithate sipas avokateve dita e bojkotit eshte vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit që ata kërkojnë nga shteti sa i takon ndryshimeve të ligjit “Për përcaktimin e pagës mujore, dhe perllogaritjen e kontributeve shoqerore per profesionet e lira .