Dhoma e Avokatisë në Shkodër përmes avokatit Anton Kosteri kundërshton hartën e re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë. Shkrirja e gjykatave të apelit në rrethe duke konkluduar që të ketë vetëm një gjykatë apeli në Tiranë është një shkelje e rëndë e të drejtës tha avokati Kosteri duke dhënë edhe arsyet.

Kjo hartë e re gjyqësore është një vazhdë e dështimit të reformës në drejtësi deklaroi avokati Kosteri ndërsa i bën thirrje gjithë dhomave të avokatisë në rrethe që ta kundërshtojnë me forcë hartën e re gjyqësore.

Me hartën e re gjyqësore në gjykatat janë propozuar të shkrihen është edhe gjykata e shkallës së parë në Pukë dhe gjykata e Apelit duke i hequr qarkut Shkodër dy gjykata.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: DO FESTOJMË VITIN E RI ME FAMILJEN
Artikulli tjetërSHKODËR, U GJOBIT GABIM PËR COVID, QYTETARI: HIQNI GJOBËN