Viti I ri ka nisur me problemet të vjetra. Kështu e ka cilësuar avokatja Edlira Bylo situatën e krijuar nga kërkesat për divorc që prej fillimit të muajit janar. Sipas saj, sa I takon qytetit të Shkodrës në pjesën dërrmuese kërkesat për zgjidhje të martesës vijnë nga gratë.
Sipas avokates, këshillimi me psikologun para marrjes së vendimit për prishje të martesës në disa raste ka rezultuar pozitiv, por në tërësi fenomeni mbetet akoma shqetësues sa I takon qytetit të Shkodrës.
Sipas statistikave të dy dekadave të fundit, janë rreth 80 mijë martesa të cilat kanë përfunduar në divorc si shkak I të njëjtave arsye bën të ditur avokatja Bylo.
Divorci mbetet një nga fenomenet që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare prej vitesh. Shkak për zgjidhjen e marteës, sipas avokates Edlira Bylo mbetet dhuna në familje. Ndërkohë që pasojat më të mëdha vazhdojnë t’I vuajnë fëmijët, për të cilët nuk duket se funksionon sa duhet ligji për ndarjen e kujdestarisë.