Ritmet e vendeve të mesdheut, muzika tradicionale e sjellë në një formë më moderne ka bërë që grupi muzikor nga Itali “Band ADRIATICA” të korrë sukses.

Ky grup i përbërë prej 7 muzikantësh mes të cilëve edhe solisti Claudio Prima erdhën edhe në Shkodër përmes një koncerti në qendrën rinore Arka.

Solisti Claudio Prima që njëkohësh i bie edhe firzamonikës shprehet se është hera e parë që vjen në Shkodër.

“Po hera e parë. Kënaqësi të jemi në këtë pjesë të Shqipërisë qe se njohim. Njohim shumë mirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, por hera e parë në Shkoder mund them se ishte shumë bukur. Këtë muzikë e luajmë që në 2006, një bandë që egziston prej 13 vitesh.

Në fillim kemi punuar me muzikën e Shqipërisë, jemi përpjekur për ti lidhur muzikët e dy vendeve dhe rezultati i kësaj martese ka qënë shumë i bukur. Natyrisht një muzikë që sjell kërcim. Muzikë tradicionale që përpiqemi ta bëjmë moderne, ta ndjejnë të gjithë.

Sonte ishte shumë bukur, të gjithë morën pjesë. Pastaj Lake pupulake, të gjithë këndonin e kërcenin”.

Claudio shprehet se kjo muzikë që ata bëjnë mes tradicionales dhe modernes mirëpritet kudo duke qenë se është pjesë e memories tonë.

“Normalisht kjo muzikë mirëpritet kudo. Një muzikë e re por në të njëjtën kohë edhe antike. Bën pjesë në memorien tonë. Në të gjitha vendet ku kemi luajtur, publiku merr pjesë, përfshihet në këtë udhëtim muzikor në Adriatik, Mesdhe.

Duket në fund sikur jemi të gjithë bij të kësaj muzike, kësaj historie dhe tradite. Natyrisht nuk është muzika që njerëzit dëgjojnë cdo ditë në TV, apo radio.

Por në festivale ku marrin pjesë, njerëzit e duan dhe ka një pjesmarrje të mirë. Në këtë periudhë muzika tradiconale është e sulmuar nga ritmet e reja, por e luajtur kështu, arrin tek të gjithë”.

Festa vazhdoi gjatë me djemtë e Band Adriatika të cilët u përshtatën shumë shpejt duke shoqëruar live dhe përmes improvizimit këngët popullore shkodrane.

Artikulli paraprakSHKODËR, MJETET KLASIKE TË PARA 80 VITEVE “NDALOJNË KOHËN”
Artikulli tjetërPROTESTË PAQËSORE E OPOZITËS