By Pass-i i Shkodrës në njërën anë të tij do të përfundojë në hyrje të qytetit pak metra më tutje nga prokuroria dhe gjykata e apelit. Disa banorë të njërit prej pallateve protestuan pasi ata pretendojnë se By Pass-i do të zërë tërësisht parkingun aktual që përdoret nga familjarët dhe në shërbim të bizneseve aty si dhe bllokon rrugën e kalimit duke mos lejuar banorët të futen në pallat.
Banorët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje për parkingun dhe më pas të vijojnë punimet për By Pass-in sipas projektit.
Për banorët fakti që By Pass-i do të zërë pjesën e parkingun dhe do bllokojë rrugën për këmbësorët është surprizë pasi ata thonë se nuk kanë patur dijeni se projekti është në këtë mënyrë.
Brenda tri muajve punimet në By Pass pritet që të përfundojnë tërësisht ndërsa rreth 160 familjet e pallateve aty nuk janë dakord që të bllokohet parkingu dhe rruga e kalimit.