Banorët kanë ngritur si shqetësim mungesën e investimeve në infrastrukturë në rrugën “ Hysen Vuthi” në lagjen “Ahmet Haxhia” në qytetin e Shkodrës. Ata thonë se e kanë shumë të vështirë lëvizjen në këtë rrugë, kryesisht të moshuarit të cilët tregojnë se ka patur raste kur janë penguar në pusetat e hapura në rrugë. Shpesh herë banorët tregojnë se janë detyruar të kryejnë investime në rrugë me të ardhurat e tyre pasi kërkesat e tyre ndër vite nuk janë marr në konsideratë nga institucionet përgjegjëse.

Banorët i bëjn thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë në riparimin e rrugës.
Një tjetër shqetësim i banorëve është një ndërtesë e vjetër dy katëshe në lagjen e tyre e cila dita ditës rrezikon të shembet duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Prej vitesh banorët në lagjen “ Ahmet Haxhia” në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën e infrastrukturës në rrugën “Hysen Vuthi”. Pavarësisht premtimeve të bëra gjatë fushtave elektorale, deri më tani nuk është marr asnjë masë për të përmirësuar kushtet e jetesës së këtyre banorëve.

Artikulli paraprakBASHKIA I LARGOI NGA PUNA, GRATË NË PROTESTË
Artikulli tjetërLEZHË, GRYKË LUMI PROBLEME ME ENERGJINË