Disa banorë në rrugën “Dom Ndre Zadeja”, në lagjen “Ndoc Mazi” në qytetin e Shkodrës kanë kërkuar që bashkia të ndërhyjë në rikonstruksionin e rrugës pasi nuk është ndërhyrë asnjëherë 30 vitet e fundit. Ata tregojnë se në këtë zonë mungojnë të gjitha shërbimet infrastrukturore, duke vështirësuar kështu kushtet e jetës.

Ata kërkojnë që bashkia të marrë sa më parë kërkesat e tyre.

Rruga “Dom Ndre Zadeja” është një nga më të amortizuarat në qendër të qytetit të Shkodrës. Dhjetëra banorë që jetojnë në këtë zonë jetojnë çdo ditë të rrezikuar nga përhapja e epidemisë pasi nuk funksionon as rrjeti I kanalizimeve të ujërave të zeza.

Artikulli paraprakPO NOTONTE NË THELLËSI, MBYTET I MOSHUARI NË VELIPOJË, DYSHOHET SE PËSOI INFARKT
Artikulli tjetërLËPUSHË, PREZANTOHET AKTIVITETI “N’ALTITUDË FESTIVAL”