Disa herë ka qënë pjesë e kronikave tona televizive por që institucionet nuk kanë marrë asnjë masë deri më sot.

Rruga pas varrezave të dëshmorëve jo larg nga qyteti i Shkodrës vijon të jetë në gjendje të amortizuar dhe këtë e tregojnë qartë pamjet e filmuara këtë të premte.

Uji qëndron aty me ditë të tëra si pasojë e shiut dhe e bën të vështië lëvizjen për banorët, vecanërisht për fëmijët të cilët shkojnë në shkollë.

Ndërkohë absurdi qëndron në faktin se banorët janë të detyruar që të konsumojnë ujë të ndotur nga puset që ata kanë shpuar nën tokë në mungesë të ujsjellësit.

Që pas viteve ‘90 në atë zonë nuk ka pasur një rrjet ujësjellësi për t’i furnizuar banorët e fshatit Bardhaj me ujë të pijshëm.

Më të rrezikuar nga konsumimi i këtij uji janë fëmijët, të cilët edhe për shkak të moshës e pinë atë ujë pa qenë të kujdesshëm si të rriturit, çka më pas i ka krijuar probleme në shëndetin e tyre. Shqetësimin e shpreh një prej banorëvë të kësaj lagje Vasil Deda.

Pa rruge dhe mes djegies se mbeturinave, per ta kjo eshte nje vdekje qe behet cdo dite, dhe askush nuk shqetesohet per kete.

Këta banorë megjithëse janë taksapagues të rregullt të shtetit shqiptar nuk kanë ujësjellës, rrugë dhe shërbime të tjera sociale.

 

Artikulli paraprakDRANGU: PD PO NA PËRDOR POLITIKISHT
Artikulli tjetërLEZHË, BANORËT NË PROTESTË PËR TOKAT