Duke marrë shkas edhe nga rikonstruksioni Ipjesshëm që po I bëhet akseve kryesore në qytetin e Shkodrës, disa banorë të lagjes “Udhakryq” në qytetin e Shkodrës kërkojnë që të ivestohet në rrugën që bën lidhjen me “Bypassin”. Ata tregojnë se kanë 20 vite që përballen me lagështirën gjatë dimrit dhe pluhurin helmues të rrugës, si e quajnë ata gjatë verës.

Në mungesë të ndërhyrjes së institucioneve përgjegjëse për ndërtimin e infrastrukturës rrugore me të gjitha standartet, banorët disa herë në vit investojnë vetë për shtrimin e rrugës me çakull, për të mbyllur gropat e krijuara si shkak I amortizimit.

Milion lek në vit investohen nga banorët e zonës për të mirëmbajtur këtë rrugë rreth 200 metër të gjatë e cila do t’I shërbente jo vetëm komunitetit të zonës por edhe qytetarëve shkodranë të cilët përmes kësaj rruge lidhen me “Bypassin” ku gjatë pasditeve në verë kalojnë kohën larg zhurmave të qytetit.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 13.07.2020
Artikulli tjetërKOMISIONI PËR SHKARKIMIN E METËS, MANJA: RAPORTI FINAL GATI MË 18 KORRIK. FINO: ÇFARË KUPTIMI KA TË DISKUTOJMË SOT!