Mbikalimet në shinat e trenit vazhdimisht janë kthyer në shkaktar të aksidenteve madje edhe me pasoja në jetë njerëzish.Në mbikalimet e fshatrave të Shkodrës e Malësisë së Madhe ku kalon treni i mallrave në drejtim të Malit të Zi nuk ka as roje e as sinjalistikë. Kjo e bën tepër të rrezikshëm kalimin, si për këmbësore ashtu edhe për automjetet.
Në këtë sistem hekurudhor mungojnë totalisht sinjalistikat, si ato vizuale edhe ato akustike. Edhe në fshatin Shtoj i Vjetër i cili përshkohet nga hekurudha numërohen dhjetra mbikalime, ku sipas kryetarit të fshatit disa herë në këtë zonë janë regjistruar aksidente madje edhe me pasoja
Kryetari i fshatit Shtoj i Vjetër apelon që të merren masa nga autoritetet përgjegjëse sepse në këtë vend sipas tij do të ketë pasoja në njerëz
Mungesa e mbikalimeve të rregullta e me standarte, e rojeve tek këto mbikalime dhe krijimi i kalimeve të paligjshme, po kthehet në rrezik serioz për jetën e qindra banorëve të cilët banojnë përgjatë linjës hekurudhore ndërkombëtare Shqipëri-Podgoricë.
Zona rreth hekurudhës , është populluar gjatë 3 dekadave të fundit nga banorë të ardhur nga zona të ndryshme.Në përqindjen më të madhe aksidentet në hekurudhë kanë ndodhur në këto mbikalime.