Të rinjtë shqiptarë, të apasionuar pas teknologjisë dixhitale, kanë tani një mundësi të re për të shfaqur talentin dhe për t’u vlerësuar për idetë e tyre. Kjo mundësi po konkretizohet përmes projektit “Future Albania”, i mbështetur nga shoqata “Ali Spahia” dhe kompania italiane Campus Party. Ajo organizon çdo vit në Milano takimin më të madh të të rinjve për revolucionin dixhital, “Milano Digital Week”.

Zëvendëspresidenti i shoqatës, Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD në qarkun Shkodër e promovoi projektin “Future Albania” në “Milano Digital Week”, i cili këtë vit, për shkak të pamdemisë, u realizua online. Spahia shpjegoi se çdo i ri novator mund të bëhet pjesë e këtij projekti me ide që kontribuojnë për zhillimin e vendit, me fokus në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

“Me këtë thirrje dëshirojmë që çdo i ri shqiptar të japë kontributin e vet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet vendi çdo ditë, me fokus të veçantë Shëndetësinë dhe Arsimin. Këto 2 fusha, përveçse janë misioni kryesor i shoqatës sonë, janë fusha me impakt madhor në jetën e të gjithëve, ku kontributi i të rinjve mund të sjellë ndryshim.

Nëpërmjet kësaj platforme duam të mbështesim dhe promovojmë të rinjtë si aktorët kryesorë në arritjen e Qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm në çdo fushë. Duam të krijojmë një mundësi për çdo vizionar të shpalosë idenë e tij për të patur një impakt për komunitetin dhe mundësisht për të gjithë rajonin.

Ftojmë pra të gjithë inovatorët e çdo fushe, inxhinieri, biznes, shkenca humaniste, të gjithë, pasi e dijmë që inovacioni më emocionues dhe spektakolar vjen kur këto fusha bashkohen bashkë. Mirëpresim projekte nga çdo inovator i ri, student, startupper apo vizionar për t’u siguruar që askush të mos përjashtohet”.

Shoqata hamanitare shkencore “Ali Spahia” synon që me projektin “Future Albania” t’u krijojë të rinjve mundësi për të realizuar idetë e tyre në fushën e teknologjisë dixhitale, si dhe të fitojnë njohuri e të krijojnë lidhje me punëdhënës apo investitorë për idetë e tyre.

Në WWW.futurealbania.org jepen të gjitha detajet e projektit, që nga data e pranimit të ideve, 1 Prill-30 Maj, deri tek shpërblimi për çmimin e parë dhe të dytë.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË SHKODËR, POLICIA IDENTIFIKON AUTORIN
Artikulli tjetërSHKODËR, KANDIDATI I PS BECI: RRUGA E ZOGAJVE ME DY KORSI