Nga Shërbimet e Policisë Rrugore Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”
, konkretisht : Dedë Pjetri, 45 vjeç, banues në Shkodër. Nikolin Dakaj, 27 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi Dedë Zefi duke drejtuar mjetin motorrçikletë tip me targë SH366B dhe i pa pajisur me leje drejtimi në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve” është përplasur me mjetin motorrçikletë tip me targë BB31087 me drejtues shtetasin Nikolin Dakaj i cili ishte i pa pajisur me leje drejtimi përkatëse dhe me pasagjere R.B, 29 vjeç, shtetase Rumune. Si pasojë e kësaj përplasje janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.