Nga takimi me të rinjtë në Shkodër kryetari i PD Basha iu rikthyer atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe personave të tjerë që ndodheshin në mjet me të.
Basha deklaroi se në vend që të vihej para drejtësisë prokurori Ndoj u kërcënua nga bandat në pushtet për shkak të cënimit të interesave në kadastrën e Duurësit. Në vend të Vettingut, prokurorit i treguan kallashin tha kryeopozitari Basha.
Investitorët e huaj nuk vijnë më në Shqipëri tha Basha nga frika se goditen fizikisht nga të fortët kriminel duke marrë si shembull figurativ personazhin Rrumi, i cili ishte në makinë me prokurorin Ndoj kur u qëlluan.
Basha foli edhe për korrupsionin e shtuar në Shqipëri dhe lidhjet e qeverisë me krimin sipas tij.Bashkë me të rinjtë kreu i opozitës kërkon të formulojë zgjidhjen për daljen nga kriza deri në ditën kur do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi në kuadër të turit në gjithë Shqipërinë, të rinjtë në Shkodër patën mundësi t’i drejtojnë disa pyetje kreut të PD Basha që lidheshin kryesisht me të ardhmen e tyre dhe problematikat në arsim.