Nga Shkodra kryetari i PD Lulzim Basha pas një takimi më të rinjtë tha se asnjë bashki në Shqipëri nuk ka kryetar ndërsa u shpreh se shumë shpejtë me mbështetjen e qytetarëve do të ketë zgjedhje të parakohshme vendore dhe parlamentare.

I pyetur nëse ka nisur ndonjë negociatë me Partinë Socialiste për zgjidhjen e krizës politike, kryetari i opozitës u përgjigj duke thënë se PS po poshtërohet çdo ditë dhe se edhe vetë socialistët janë të mërzitur nga kriminelët në politikë.

Kryetari i PD Lulzim basha deklaroi gjithashtu se protestat e opozitës do të vazhdojnë sërish dhee se ato nuk janë ndalur asnjëherë deri në largimin e kësaj qeverie duke e akuzuar për ldihje me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHA: INVESTITORËT NUK VIJNË SE TË RREH RRUMI
Artikulli tjetërNJË E KATËRTA E VIKTIMAVE NGA AKSIDENTET, NË GJENDJE TË DEHUR