Kryetari i PD Lulzim Basha nga Shkodra i dha përgjigje deklaratave të kryeministrit Rama se lideri i opozitës është i lidhur nga zhinxhirët e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kreu i PD deklaroi se Rama është i lidhur me zinxhirët e krimit.

Lideri i opozitës mbërriti në Shkodër teksa u prit nga një numër simpatizantësh të grumbulluar në qendër të qytetit.

Nga qendra e qytetit Basha vijoi drejt pedonales “Kolë Idromeno” teksa bisedoi edhe me disa të rinj duke i thënë atyre se e vetmja shpresë është largimi i qeverisë aktuale në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Lideri i opozitës u ndal në një takim me aktorin e mirënjohur të humorit Zef Deda dhe një sërë personalitetesh të tjera të qytetit të Shkodrës ndërsa deklaroi se Shqipëria është çifligu i Edi Ramës dhe 5 oligarkëve.

Kreu i PD Basha vijoi edhe një sërë takimesh të tjera në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, SINDIKATA: 40% E POPULLSISË E PAPUNË
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ KQZ MIRATON LISTAT SHUMË-EMËRORE TË KANDIDATËVE TË PS DHE LSI