Nga Shkodra kryetari i PD Lulzim Basha refuzoi një zgjidhje të krizës politike në Shqipëri përmes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Kriza do të zgjidhet nga brenda vendit deklaroi kreu i opozitës ndërsa tha se ndërkombëtarët do të mbeten thjeshtë miq, ndryshe nga më përpara kur kanë diktuar marrëveshjet politike në momente të vështira
Kreu i opozitës përjashtoi edhe kësaj here mundësinë e dialogut me qeverinë dhe kryeministrin Rama duke thënë se i vetmi dialog për opozitën e bashkuar do të jetë me qytetarët për rrëzimin e kësaj qeverie
E vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën tha Basha është ndarja e politikës nga krimi duke akuzuar kryeministrin Rama
Kryetari i PD Basha erdhi në Shkodër teksa fillimisht zhvilloi një vizitë të shkurtër në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi dhe më pas ndau një kafe me drejtuesit e PD, ish deputetë dhe strukturat e tjera të PD Shkodër.