Bashkëjetesa politike në Shqipëri duhet t’I ngjajë bashkëjetesës fetare, si e vetmja mënyrë për të rritur ndërveprimin mes klasës politike. Kjo është deklarata që bëri profesori I filozofisë Përparim Kabo në lidhje me situatën politike aktuale në vend duke thënë se në mungesë të stabilitetit politik, kriminaliteti rritet çdo ditë.

Profesori Kabo shtoi se një shoqëri e civilizuar krijon gjithmonë hapësirë për tolerancë dhe harmoni. Por më së shumti këtë fenomen e gjejmë të zbatuar vetëm sa I takon bashkëjetesës fetare, ndërsa e cilësoi Shkodrën si qytetin shembull për dhënien e këtij mesazhi.

Diskutimi me temë “Mozaiku fetar mes humanizmit dhe autoritarizmit” u zhvillua ditën e sotme nga profesor Përparim kabonë qendrën rinore “Arka” në kuadër të një cikli seminaresh që po zhvillon gjatë kësaj periudhe.

 

Artikulli paraprak“LUIGJ GURAKUQI”, PRESIDENT I KONFERENCËS SË REKTORËVE
Artikulli tjetërDENONCIMI PËR RRUGËN NË STAR PLUS, RIFILLOJNË PUNIMET