Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 30 qershorit të Shkodrës që vendosen tek KZAZ 2 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”refuzohen nga ana e bashkisë Shkodër duke qenë se ajo godinë është e bashkisë.

Në një deklaratë për shtyp bashkia Shkodër bën të ditur se “siç kemi informuar edhe më herët KQZ-në, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, nuk ka funksionuar asnjëherë dhe aq më shumë pas datës 10 qershor 2019, asnjë e ashtëquajtur KZAZ në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Në asetet pronë dhe në menaxhim të Bashkisë së Shkodrës, me urdhër- pune, janë punonjës të administratës vendore që po vijojnë dhe do të vazhdojnë punën për administrimin dhe menaxhimin e godinave.

Ndërkohë, në detyrë fuknsionale, punonjësit janë pajisur me urdhrin e punës dhe me shkresën dërguar më herët KQZ-së ku bëhet me dije se godina e Pallatit të Sportit dhe të tjera asete të Bashkisë Shkodër, nuk janë vënë në dispozicion nga qeverisja vendore për funksione të tjera.

Në këto kushte, këto godina nuk janë në dispozicion për depozitim të materialeve të kujtdo institucioni qofshin. Bashkia e Shkodrës i kërkon Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të KQZ-së, për çdo këkresë që mund të kenë për sa më sipër, t’i drejtohen me shkresë institucionit të Bashkisë Shkodër.

Si deri më tani, nxisim të gjithë individët dhe institucionet të zbatojnë rigorozisht Kushtetutën, Dekretin në fuqi të Presidentit të Republikës, Kodin Zgjedhor, ligjin ‘Për vetëqeverisjen vendore’ dhe Kartën Europiane për Autonominë Vendore.

Sjellim në vëmendje që shkelja e tyre, ngarkon me përgjegjësi ligjore çdo individ apo instititucion”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë Shkodër shpërndarë për mediat.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD LAJMËRON PROTESTË NË ORA 20:00 NË KZAZ 2
Artikulli tjetërÇFARË DO TË BËJNË QYTETARËT E KOPLIKUT ME 30 QERSHOR?