Bashkia e Shkodrës vazhdon pa ndërprerje punën për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta kulluese në territorin e saj. Aktualisht, puna vazhdon në Pentar të Njësisë Administrative Dajç dhe në Trush të Njësisë Administrative Berdicë.

Në Berdicë, deri tani janë pastruar 4.500 metër linear dhe parashikohet të pastrohen rreth 28.000 metër linear kanale kulluese. Në këtë pjesë, po ndërhyhet pas rreth 30 viteve, thotë Muhamet Muça përgjegjës në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Shkodër.

Deri në këto momente, në territorin e Bashkisë së Shkodrës, janë pastruar më shumë se 113.000 metër linear kanale kulluese, ndërsa do të vijohet puna pa ndërprerje. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë e Shkodrës Alban Sekja, tregon se ku po përqendrohet këto ditë puna.

Përveç një ndihme direkte për fermerët në prodhimin e produkteve bujqësore, pastrimi i kanaleve kulluese i paraprin çdo situate eventuale të përmbytjeve në këto zona, duke patur impakt direkt në evadimin e shpejtë të ujrave.

Artikulli paraprakHOTI I RI, THAHEN PUSET, BANORËT KËRKOJNË UJË
Artikulli tjetërNËNSHKRUHET NË RAZËM “MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT”. MINISTRJA E KULTURËS ELVA MARGARITI: DO TË KEMI SHUMË PËR T’U KRENUAR E PËR T’U SHQUAR MES KULTURASH TË MËDHA