Një tjetër rrugë ka përfunduar rikonstruksionin në lagjen nr. 2 të qytetit të Shkodrës. Është një degëzim i rrugës “Ibrahim Rugova”, një zonë me densitet të lartë banesash rezidenciale dhe që e kishte të nevojshme ndërhyrjen.

Investimi me vlerë 1.5 milion lekë pa TVSH nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, ka realizuar ndërtimin e rrjetit të KUB, KUZ, ujësjellësit, sipërfaqen asfaltike, ndriçimin LED dhe sinjalistën horizontale dhe vertikale.

Artikulli paraprakILIR META – POLICISE: KUJDES SE PËRFUNDONI NËN KËPUCËT E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërPËRFUNDON ME REZULTATIN 1-0 PJESA E PARE E NDESHJES VLLAZNIA-BYLIS