Kisha Katolike ka filluar javën e lutjes për bashkimine të krishterëve e cila do të jetë deri më 25 janar ditë në të cilën më pas Papa Françesku do të kryesojë Mbrëmësoret në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve në Romë.

Kështu edhe në Shkodër ka nisur kjo javë e lutjes për bashkimin e të krishterëve në kishën françeskane. Këtë vit tema është marrë nga libri i Daljes “E fuqishme është dora jote, o Zot” që ka në thelb se pushteti i të keqes sado i fortë të jetë nuk mund t’i rezistojë ndërhyrjes së Zotit të jetës.

Në një postim të para pak ditëve Radio Vatikani duke iu referuar temës së këtij viti thotë se sidomos në Kishat në Evropë duhet ta rizgjojmë

ndërgjegjen e vetëdijen për forcën e së keqes e ta dëgjojmë britmën e të varfërve e dhimbjen e tokës sonë, dhunuar e ndotur për interesin e pak vetëve.

Këtë na kërkon Kisha me temën e sivjetme në Javën e lutjes për bashkimin e të krishterëve. Këto ditë të kësaj jave shërbejnë për të gjithë besimtarët edhe si një moment reflektimi.

Artikulli paraprakBASHA: SFIDA KRYESORE, AJO E BESIMIT. QYTETARËT S’BESOJNË TEK POLITIKANËT, KEMI EDHE NE GABIMET TONA
Artikulli tjetërHIPOTEKA, DREJTORI PJETRI: 9 SHËRBIME NË 48 ORË