Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja në bashkitë e Qarkut Shkodër vijon të mbetet një problem pa zgjidhje.Kështu edhe bashkia Shkodër ka një problem me mbetjet që mesa duket nuk e ka ndërmend ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë. Problemet janë të dukshme në të gjitha bashkitë e qarkut, të cilat shpeshherë kanë ngjallur polemika dhe debate sidomos për mënyrën se si problemi po menaxhohet.E në fakt pamjet i përkasin kësaj të Hënë në njërën prej lagjeve të qytetit të Shkodrës.
Përvecse në pjesë të ndryshme të rrugëve, tashmë mbeturinat i gjen të hedhura edhe në kanalet kulluese dhe ato vaditëse.Një fenomen i tillë bie në sy në fshatin Mjedë të bashkisë Vau-Dejës ku kanali vaditës është i mbushur nga mbeturina urbane dhe shishe plastike. Ky kanal vaditës është tepër i domosdoshëm për fermerët pasi ka një gjatësi të konsiderueshme nga Mjeda e deri në Barbullush.
Si pasojë e mungesës e një pastrimi të mirëfilltë nga bashkia Vau-Dejes, kanali vaditës është shndërruar një kolektor të madh mbetjesh.Në mungesë të kontenierëve për hedhjen e mbetjeve të përditshme banorët shpeshherë përdorin shtratin e këtij kanal.
Janë vetë këtë të fundi përgjegjës të kësaj masakre ekologjike, duke hedhur që nga shishet plastike e deri te kafshët e ngordhura, mirëpo bashkia Vau- Dejës duket se nuk e ka aftësinë deri aty sa të menaxhojë një situatë të tillë e cila sic shikohet qartë përmes pamjeve , I ka dalë nga kontrolli
Ndërkohë nga një tjëtër vëzhgim që bëmë me kameran tonë rezulton e njëjta gjendje edhe në njësinë administrative Gur i Zi. Mbeturinat lehtësisht i gjen përgjatë rrugës Gur i Zi-Mjedë e po ashtu edhe nëpër kanalet kulluese. Mesa duket ende bashkia Shkodër nuk e ka një strategji apo një plan të qartë për të menaxhuar mbetjet të cilat i gjen nëpër të gjitha rrugët e qytetit të Shkodrës dhe nëpër njësitë administrative.