Është prezantuar në Shkodër thirrja e parë e granteve të projektit “BE për Bashkitë”. Ky takim informues që do bëhet në 61 bashkitë e vendit nisi nga Shkodra ndërsa janë 2.6 milion euro në total. Shuma maksimale që mund të përfitojë një bashki tha Orlando Fusco, përfaqësues i delegacionit të BE në Shqipëri është deri në 200 mijë euro ndërsa tregoi edhe fushat ku do përqendrohen bashkitë që do kenë dëshirë të aplikojnë.

Drejtori i shoqatës së bashkive, Agron Haxhimali i bëri thirrje bashkive që të aplikojnë për këto grante që do japë BE për pushtetin vendor.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se këto grante të BE janë të mirëpritura sepse ndihmojnë në zhvillimin e komuniteteve lokale.

Qëllimi i projektit “BE për Bashkitë” është që përmes skemës së granteve Bashkimi Europian të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SPECIALISTJA: ENDE TABU KONTROLLET PËR SIDËN
Artikulli tjetërMAXHORANCA IU DREJTUA PËR OPINION, KOMISIONI I VENECIAS MBËSHTET ZGJATJEN E AFATEVE TË VETTINGUT