Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në një takim në mjediset e bashkisë Ministren e Shëndetetësisë Albana Koçiu. Gjatë kësaj vizite kreu i bashkisë Beci ka njohur ministren me punën e nisur nga bashkia Shkodër në fushën sociale por edhe nevojën për ndërhyrje në infrastrukturë pranë qëndrave shëndetësorë në bashkinë Shkodër.

Ai i kërkoi ministres që Shkodra të ketë një vëmendje të veçantë në politikat mbështetëse financiare dhe projektet e shëndetësisë. Ministrja Koçiu, garantoi se Shkodra do të jetë në vëmendjen kryesore të politikave mbështetëse të Ministrisë që ajo drejton dhe investimet në shëndetësi për Shkodrën do të vijojnë edhe gjatë vitit 2024.

Pas vizitës me kryebashkiakun Benet Beci, Ministrja Koçiu, mori pjesë në muralen pranë bashkisë Shkodër dedikuar muajit të sensibilizimit Tetorit rozë ku i ftoi të gjitha gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e ekzaminimeve dhe mamografisë për kancerin e gjirit.

Muralja pranë bashkisë Shkodër vjen si formë ndërgjegjësimi përgatitur nga Shërbimi Social i bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Njësinë e Kujdesit Vendor Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKSION PËR NDËRTIMET PA LEJE
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË 29 GRADË, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME