Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Ilir Beqaj sëbashku me kandidatin tjetër të PS Benet Beci dhe deputetin aktual Luan Harusha zhvilluan një takim me banorë të njësisë Rrethina. Drejtuesi politik i PS Beqaj premtoi se do të ketë një përmirësim rrënjësor të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm në mandatin e ardhshëm të PS.

Beqaj premtoi gjithashtu se në katër vjeçarin e ardhshëm do të asfaltohet rruga e Dukagjinit nga ana e malit të Shoshit nga Prekali deri në Breg Lumi.

Kandidatët e PS morën edhe mbështetjen e banorëve të njësisë Rrethina.

Pjesë e bisedave në këtë takim ishin edhe skemat e mbështetjes në bujqësi, legalizimet apo lehtësirat për biznesin e vogël si dhe rritja e pagës minimale.

Artikulli paraprakARTI I KUZHINES – PASTA FARFALLE ME MISH TË THATË
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: PD ESHTE ALTERNATIVA PER RIKTHIMIN E SHPRESES