Besimtarë të shumtë musliman të Shkodër që në orët e para të mëngjesit kanë mbushur sheshin para xhamisë Ebu Beker në qendër të qytetit duke falur namazin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij përfaqësuesi i myftinisë Shkodër Arben Halluni tha feja islame e konsideron jetën e njeriut të shenjtë.
Halluni tregoi për besimtarët e pranishëm në shesh edhe një nga mesazhet e fundit të profetit Muhamed.
Përgjegjësi i myftinisë u shpreh se duhet që të ruajmë respektin dhe vlerat e dinjitetit njerëzor.
Në fund të faljes së Kurban Bajramit besimtarët shtërnguan dorën njëri-tjetrit për t’i lënë vendin vizitave tradicionale në këtë festë të shenjtë.