Pasurimi i Muzeut të Librit me dorshkrime, harta apo libra të vjetër të cilat i përkasin disa shekujve më parë ëshët një nga priroritet e këtij viti për biblkiotekën publike “Marin Barleti” në Shkodër. Drejtori i saj Maxhid Cungu shprehet se është e rëndësishme që të vihen në shërbim të qytetarëve materiale të tilla të cilat janë ruajtur ndër shekuj.
Si çdo vit në bibliotekën “Marin Barleti” janë projektuar të zhvillohen një sërë aktivitetesh ku ndër këto kryesor mbetet “Festivali i Letrar i Shkodrës” që këtë vit pritet të sjell disa risi.
Gjatë vitit 2022 është rritur numri i qytetarëve të cilët e frekuentojnë bibliotekën publike të qytetit “Marin Barleti”. Aktualisht në këtë viti janë rreth 1500 lexues të regjistruar në këtë bibliotekë.