Big Market, lideri i tregut ushqimor shqiptar ka festuar dy vjetorin e hapjes së tij në Shkodër. I ndodhur me një prej pikave në hyrje të qytetit, Big Market ka organizuar në aktivitet festiv pas këtij suksesi dyvjeçar në qytetin e Shkodrës.
Në mjediset e Big Market firmat më të mira të këtij rrjeti përmes një shoë room-i prezantuan për të gjithë klientët e shumtë produktet e tyre.
Për disa orë me radhë me dhjetra qytetarë që tashmë preferojnë Big Market shijuan produktet e firmave lider në tregun shqiptar por jo vetëm që janë pjesë e këtij rrjeti të madh në mbarë vendin.
Përveç kësaj klientët dhe të gjithë të tjerët kanë mundur që gjatë ditës së sotme ashtu si zakonisht të marrin produktet e shumta në Big Market përmes ofertave të pafundme.
Në vetëm dy vite në Shkodër kjo pikë e Big Market në hyrje të qytetit ka rezultuar tejet e suksesshme duke kaluar të gjitha pritshmëritë.
Një klientelë e përzgjedhur i ka besuar produkteve të liderit në tregun ushqimor duke u bërë pjesë e pandarë përmes blerjeve të përditshme.
Big Market ka arritur që të gjejë rrugën e suksesit përmes një sekreti të thjeshtë, produkte cilësore, shërbim i një niveli të lartë, korrektësi dhe një staf profesionist. Përmes kësaj formule Big Market është kthyer në të preferuarin e shkodranëve.
Momentalisht ndodhen dy pika në qytetin e Shkodrës, ajo në pjesën hyrëse dhe një tjetër tek Arra e Madhe. Shumë shpejt ky rrjet do të vijë duke u zgjeruar edhe në zona të tjera të Shkodrës për të qenë i pranishëm në çdo familje shkodrane.
Big Market duke qënë një lider i tregut të ofrimit të produkteve ushqimore, ka mbi 85 Supermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe një staf prej 1200 punonjësish.
Kompania ka krijuar kulturën e saj organizative e cila për vite me rradhe funksionon duke patur në thelb bashkimin dhe sinergjinë e të gjitha hallkave të shërbimit dhe organizimit të punës për të reflektuar besim dhe vlerë të shtuar.