Të martën e 19 prillit, grupi parlamentar I Partisë Socialiste do të dorëzojë propozimet për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Edona Bilali, deputete e PS qarku Shkodër njëkohësh minister e shtetit dhe sipërmarrjes ka deklaruar se prej dy javësh ka nisur puna për përzgjedhjen e 3 emrave të cilët deputetët do të dorëzojnë ditën e martë në Konferencën e Kryetarëe. Bilali nuk përjashton mundësinë që të përzgjedhur mund të jenë edhe politikanë nga radhët e opozitës.

E pyetur për emrat dhe nëse do të propozojë një emër nga Shkodra, ministrja Bilali përgjigjet kështu.

Në bazë të shumatores, kandidatët e propozuar nga deputetët që do të kenë numrin më të lartë të votave, do të kalojnë në një fazë tjetër të votimit në Kuvend.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, VIJON DEGRADIMI I ZONËS MUZEALE NË “GJUHADOL”
Artikulli tjetërBERISHA ZBULON SHUMËN: PARLAMENTI I KA HEDHUR NË LLOGARINË TIME SI DIETA PËR SHKURTIN, I KËRKOJ T’I TËRHEQIN. NUK DO PRANOJ ASNJË…