Drejtuesja politike e PS për Qarkun Shkodër Edona Bilali, njëkohësh ministre për sipërmarrjen la pak shpresë se maja e Qafë Thores që lidh Shkodrën me pikën turistike të Thethit do të mund të qëndrojë e hapur nga bora gjatë gjithë kohës për shkak të orteqeve të paparashikuara që mund të bien.
Sa i përket pikës tjetër turistike Vermoshit në Malësinë e Madhe, Bilali tha se edhe ai aks do t’i kalojë Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe aty mundësitë për ta mbajtur hapur rrugën janë më të mëdha. Lidhur me energjinë elektrike Bilali thotë se në Vermosh është e vështirë të bëhen investime.
Një përgjigje drejtuesja politike e PS dha edhe për banorët e Komanit të cilët kërkojnë rikthimin e tenderit për rikonstruksionin e atij aksi drejt portës hyrëse të alpeve shqiptare por edhe kjo duket e pamundur për shkak të krizës energjitike.
Bilali kërkoi durim për By Pass-in e Shkodrës, investim që plotësisht mund të mbyllet pas një viti dhe që sipas ministres do shmang përmbytjet përgjatë tij si dhe tek rrethrrotullimi i ri në hyrje të Shkodrës, i kritikuar nga vetë socialistët në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Ministrja Bilali deklaratën e bëri gjatë promovimit të një investimi në Shkodër.