“Dashuritë e Virgjëreshës Madalane”, libri i sjellë në fund të vitit të kaluar i shkrimtarit shkodran Ridvan Dibra krijoi një debat në shoqërinë shqiptare. Qendra Rinore Arka përzgjodhi pikërisht këtë vepër më shumë se interesante dhe autorin Ridvan Dibra në takimin e radhës.

Libri “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë” tregon historinë e një vajzë kur ajo ishte 15, 25 dhe 40 vjeçe. Gjithçka nis me humbjen e virgjërisë të Madalenës në moshën e adoleshencës dhe përbuzjen nga shoqet e saj dhe indiferencën e institucioneve ku duhej të gjente mbështetje.

Autori me mprehtësi që e karakterizon ka shtruar disa pikëpyetje, nëse është ky fati i vajzave dhe grave shqiptare. Kjo vepër që dikush e quan prvokuese gjatë bisedës solli disa pyetje për paragjykimet të cilat autori i quan edhe të çuditshme.

Pyetjet e lexuesve për paragjykimet që burojnë nga libri “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë” nuk e shqetësojnë autorin përkundrazi shkrimtari Ridvan Dibra thotë se ajo është natyra e tij ndërsa tregon se si refuzon promovimet e librave ku mungon serioziteti.

Për shkrimtarin Dibra nuk munguan pyetjet për situatën e artit, kulturës dhe letërsisë në Shkodër ndërsa nuk nguroi të thotë të vërtetat e tij ashtu siç i mendon.

Për shkrimtarin Ridvan Dibra në gjitha veprat e tij mprehtësia, fabulat interesante, fraza të përpunuara, një stil i veçantë i të shkruarit janë prezente. Është autor i disa librave të ndryshëm dhe fitues i çmimeve brenda dhe jashtë vendit ndërsa librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 204 KG DROGË DHE NJË I ARRESTUAR
Artikulli tjetërXHAZ NË TREN, “SWING MARATHON” NGA TIRANA NË SHKODËR