Mungesa e fuqisë punëtorë në Shqipëri është kthyer në një problem të madh për bizneset. Një gjë të tillë një pjesë e bizneseve e shprehën gjatë një takimi që ministrja e financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj zhvilloi në Shkodër në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” më bizneset e reja që kanë marrë mbështetje financiare nga qeveria. Ministrja tregoi për politikat që po ndërmerr qeveria për të bërë që të rinjtë të mos emigrojnë.

Turizmi dhe IT janë dy sektorët ku ka kërkesa të mëdha për punonjës tregon ministrja Ibrahimaj duke i qëndruar asaj që thotë kryeministri Rama se “Punë ka, por mungojnë profesionistët”.

Nga bashkëbisedimi me biznesin në Shkodër, ministrja u njoh me situatën e vështirë në këtë rajon gjatë sezonit të kaluar, ku mungesa e fuqisë punëtore ndikoi në ofrimin e shërbimeve. Takimi u organizua nga zyra rajonale e shërbimit kombëtar të punësimit në Shkodër me bizneset e reja që kanë përfituar mbështetje financiare nga qeveria.

 

Artikulli paraprakKRYETARI I PD SHKODER XHEVDET AMULI: THIRRJA IME E VETME NË KËTË FUSHATË, VOTONI PËR XHEMAL BUSHATIN
Artikulli tjetërSHKODËR, TREGTARËT: DY DITË PA ASNJË SHITJE