Një nga fjalët më të dëgjuara javën e fundit është sigurisht “Black Friday” që në shqip do të thotë e premtja e zezë. Në të gjithë botën, kjo ditë cilësohet si një nga ditët më të rëndësishme të blerjeve, për shkak të uljeve të mëdha të çmimeve në produkte dhe shërbime të ndryshme.
Kjo frymë e re për vendin tonë është përkrahur nga dyqani “JYSK” në Shkodër. Xherald Bizaku është menaxheri I “JYSK” I cili na jep informacion në lidhje me aktivitetin e këtij dyqani.
Menaxheri Bizaku tregon edhe për disa nga produktet që kanë zbritje deri në 70%.