Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës opozita pretendon se lejet e ndërtimit në bashkinë Shkodër janë të bllokuara. Përfaqësuesi i koalcionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Elis Doçi u shpreh se bllokimi i lejeve të ndërtimit ka sjellë një shqetësim të madh për ndërtuesit dhe fuqinë punëtore.

Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashkinë Shkodër Taulant Dibra e mohoi se ka një bllokim të lejeve të ndërtimit. Sipas tij ka vetëm një ngërç në zonat historike i cili pret një zgjidhje.

Edhe për pjesën tjetër të opozitës, këshilltarët e PD, lejet e ndërtimit të bashkisë Shkodër janë të bllokuara. Drejtori Dibra bëri të ditur gjithashtu se do të ketë një rishikim të planit vendor, gjë e cila bëhet çdo 5 vite.

Një sqarim për lejet e ndërtimit dha edhe nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka.
Ndryshe nga sa pretendon bashkia Shkodër, opozita deklaroi se bllokimi i lejeve të ndërtimit është një ankesë prej afro një viti e ndërtuesve në Shkodër ndërsa ende nuk është e qartë se deri kur do të vijojë ky bllokim që sjell një mungesë zhvillimi për Shkodrën duke bërë që investitorët t’i drejtohen qyteteve të tjera apo fuqia punëtore po ashtu të detyrohet të emigrojë.

Artikulli paraprakKIARA DHE LUIZI PRINDËR PËR HERË TË PARË, ÇIFTI ZBULON EMRIN E VEÇANTË TË VAJZËS
Artikulli tjetërPËRMBYLLET MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN