Nga kjo e hënë është hapur edhe blloku I dytë I bizneseve në të gjithë vendin. Në qytetin e Shkodrës të shumtë kanë qenë ato tregtarë të cilët nuk I janë përgjigjur kësaj thirrje të qeverisë për të rihapur aktivitetet tregtare.

Në tregun e Zdrales, pas masave të marra për mbylljen e tregut të fruta-perimeve, ka patur një rezistencë nga ana e tregtarëve për të hapur dyqanet e pakicës si të veshjevedhe të këpucëve, si duket edhe I vështirësisë për të respketuar protokollin e sigurisë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe punonjësve.

Për disa tregtarë jashtë kamerave, hapja e aktiviteteve tregtare cilësohet si një domosdoshmëri, pasi problemet e ekonomike janë theksuar së tepërmi gjatë këtyre ditëve të izolimit social. Nga ana tjetër, shërbim I shtuar në listën e aktiviteteve të hapura është edhe shërbimi taksi,

I cili do të ofrohet gjatë fashave të orarit 05:00 – 17:30, vetëm duke zbatuar protokollin e sigurisë të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Lehtësimi I masave mbrojtëse ka sjellë edhe ndryshimin e fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve, tashmë nga 90 minuta është bërë 120 minuta, të cilat qytetarët I kanë në dispozicion për të kryer nevojat e tyre.

Artikulli paraprakNJERKU DHUNON DJALIN 3-VJEÇAR, I VOGLI NË GJENDJE TË RËNDË: ISHA NË TUALET, RA NGA DIVANI! (DËSHMIA E NËNËS)
Artikulli tjetërDY TË VDEKUR NË LEZHË NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI, VRITET RAPSODI I NJOHUR